Premier Liga, ‘luftë’ brenda vetes për startin

Uatford, Brajton, Uest Hem, Noruiç, Aston Vila dhe Bournemouth janë ekipet angleze që janë kundër zhvillimit të edicionit aktual në Premier League.

Nëse 3 të parat i mbron ‘ligji’ 3 të fundit mendojnë se shpëtojnë nga modeli holandez. Në këtë drejtim, ato marrin ‘kërcënim’ nga skuadrat e kreut të elies së futbollit në ishull për të pranuar të luajnë futboll pasi ato (kryesueset) do votonin për zbritje nga kategoria.

Kështu, Noruiç, Aston Vila dhe Bournemouth duke rifilluar kampionatin, do të kishin shanset e tyre për të mbijetuar, pasi shanset matematikore ekzistojnë.

Vendi i 15-të deri në të 20-ën ndahen nga vetëm 8 pikë. Rregullorja e Federatës Angleze të Futbollit, thotë se për të mos ndalur garën, duhet të votojnë por 16 skuadra.

Mësohet se deri tani ekipet e Premier League të cilat duan të zbresin në fushë janë 14-të teksa 6-të janë kundër. Sakaq, 9 -të janë javët për t’u luajtur, me një total prej 92 ndeshjesh të Premier League të edicionit 2019-20.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!