Merkoçi, tregon Tiranën e tij, brez i shkëlqyer…

Pas një kohe të gjatë larg më në fund shfaqet në ekran Eldorado Merkoçi. Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, i ftuar sot në Supersport, tregoi vështirësitë që përjetoi kur la futbollin, por dhe momentet e bukura që kaloi me bardheblutë. Fitoi shumë trofe (7), por u detyrua të braktisë futbollin në kulmin e “karrierës.”

Pse aq herët u larguat nga futbolli?
“Nuk mund të them se e kam lënë vetëm unë futbollin, por edhe futbolli më ka lënë mua. Jam ndjerë shumë keq ku u largova nga futbolli, pasi ka qenë herët kur e mbylla. Kam qenë rreth 27-28 vjeç. Unë bëra një pakt me veten, që të rrija larg klubit, por jo se nuk e doja këtë skuadër. Nuk doja të kisha më stres dhe presion.”

Çfarë mund të veçoni gjatë karrierës tuaj?
“Ka pasur shumë dhe unë nuk mund të ndaj ndonjë. Janë të shumta rastet e veçanta. Të gjitha besoj se kanë bukurinë e vetë. Nuk mund të ndaj një, pasi kanë qenë pjesë e karrierës sime. Pasi kam mbyllur karrierën me atë që kam arritur jam shumë i lumtur. Kemi arritur majat në futbollin shqiptar, unë jam i kënaqur me ato që kam arritur.”

Tirana sezonet e fundit?
Në sezonet e fundit nuk ka pasur rezultatet që tifozët dhe presidenca kërkojnë, por çdo ekip ka oshilacionet e tij. Ka kohë të arta, por edhe rënie. Pas shumë vështirësish, Tirana ia doli ta marrë veten dhe të rikthehet aty ku e meriton. Mesa kam parë këtë sezon, Tirana e ka merituar titullin, pasi asnjë ekip nuk ka bërë më mirë se Tirana. Pas një situate të tillë, çdo gjë mund të degradojë, kjo për shkak të pushimit të gjatë. Nëse do rifillojë kampionati, Tirana duhet të jetë e kujdesshme, pasi një humbje mund t’i sillte të tjerat rresht.”

Tirana më e mirë atëherë apo tani?
Nuk mund ta përcaktoj. Janë periudha të ndryshme dhe unë nuk mund ta bëj një krahasim. Gjithmonë i jam mendimit që çdo brez ka veçoritë e saj Siç ka qenë ajo e vitit ’85 më pas ajo jona dhe kjo tani.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!