Kapllani: ‘Nuk drejtoj në Shqipëri’

Edmond Kapllani, ish-sulmuesi i Kombëtare shqiptare vijon të luajë futboll në shtetin që më së shumti i ka kushtuar karierën sportive.

Në Gjermani, durrsaku 37 vjeçar, teksa luan në nivele amatore (Spielberg) ka veshur shumë fanela si ajo e Paderbornit, Karlsruhes, Augusburg, FSV Frankfurt etj.

Sot për ‘Supersport’, ka rrëfyer detaje nga jeta atje, lidhja me Shqipërinë por dhe realiteti i ri me koronavirus në mbarë botën.

Tashmë në Gjermani kanë nisur stërvitjet me nga 5 lojtarë dhe mendoj se në javët e ardhshme do të rinisë stërvitja normalisht”.

E ardhmja?

“Pa futbollin nuk mund të bëj asgjë, pasi është jeta ime. Për momentin jam me një ekip amator, ku stërvitem, por edhe jam si një trajner i dytë”.

Ndeshjet pa tifozë?

Unë mendoj se ndeshjet duhet të luhen edhe pa tifozë, sepse janë të drejtat televizive. Përsa i përket ligave të ulëta mendoj se nuk do të luhen, sepse ato varen shumë nga tifozët në stadiume”.

Pa pasion nuk mendoj se mund të luash për shumë futboll. Unë them se është e vështirë që të mos luhet futboll, por kjo Koronavirusi do më detyrojë mua të largohem nga futbolli i luajtur, për të vazhduar si trajner”.

Si kaluat te Karlsruhe?

Që të ndodhin këto, në fakt duhet të kesh edhe pak fat. Në Shqipëri trajner ka qenë Brigel dhe më ndihmoi ai që unë të bëja hapin tim në karrierë. Nuk e harroj kurrë atë që bëri ai”.

Kur kam qenë te Kombëtarja kam pasur një konkurrencën shumë të madhe, por kur je i ri kjo të ndihmon shumë . Në kohën tonë ishte më mirë individi, por tashmë ka ndryshuar gjithçka dhe ajo që futi De Biazi ishte diçka shumë e mirë”.

Teutën e kam ndjekur, besoj se objektivi besoj se janë kupat e Europës. Nuk mund ta them, realiteti është se nuk mund ta mbyll karrierën te Teuta”.

Devi Kapllanin, nipin tim, e kam ndjekur dhe ka disa gjëra të mira dhe mund të bëhet një lojtar i mirë. Është shumë i talentuar, ka diçka që unë në moshën e tij nuk i kisha”.

Nëse lojtarët e rinj nuk i aktivizon nuk mund të presësh prej tyre që të shkëlqejnë. Duhet t’iu jepet atyre besim, në mënyrë që të merren frytet në të ardhmen”.

Trajner te Teuta?

“Të jem realist, unë nuk e mendoj këtë, kjo për shkak se kam plane për në Gjermani ku jam fokusuar tani.”,- u shpreh Kapllani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!