Xhokoviç improvizon pistën e tenisit

Novak Xhokoviç kampioni i madh i tenisit si të gjithë sportistët e të gjitha disiplinave këto ditë pandemie, ka ulur ‘qepenin’.
Serbi i cili në ditët e para të shkurtit fitoi “Austrlian Open” teksa ka arritur të mundë në finale Dominik Tim me rezultatin 3-2, duke u shpallur për herë të tetë kampion i turneut, ka postuar sot diçka impresionuese në Twitter .
“Këpucët si një simbol i solidaritetit me të gjithë ju në shtëpi, në pamundësi për të luajtur sportet që duam në këto kohë të pasigurta. Së bashku, ne jemi më të fortë ndërsa fusha e pista na presin.”-shkruan Xhokoviç
