Dede, nis ‘kursin’ me moshat

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-19, Nevil Dede, del nga ‘rrethimi’ dhe bën instruktorin te skuadra e tij kombëtare deri në 19 vjeç. Ushtrimet vlejnë edhe për moshat deri në 15 vjeç.

“Federata e Futbollit, në vijim të programit të saj kombëtar për periudhën pandemike të shkaktuar nga COVID-19, ka në vëmëndje përkujdesjen për futbollistat e rinj e konkretisht grupmoshën 15-19 vjeç.

Për këtë grupmoshë, po kujdeset trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-19, Nevil Dede. Profesor Dede në ciklin e videove që do të shikoni më poshtë e në vijim do të shpjegojë ushtrimet që duhet të kryeni në kushte shtëpie, siç janë ato të izometrisë, koordinimit, teknikës me top etj.

Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit”-shkruan FSHF. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!