Copa America/ ‘Finale’ e parakohëshme Uruguai- Brazil, jashtë SHBA e Meksikë

Pas Bolivi- Panama 1-3 dhe SHBA-Uruguai 0-1 gjatë mengjesit të sotëm u zhvilluan dhe dy duelet Kosta Rika- Paraguaji 2-1 dhe Brazil- Kolumbi 1-1.
Kështu Grupi D kualifikoi Kolumbinë si vend i parë dhe Brazilin të dytin. Te Grupi C befasia vjen nga Panamaja e cila la jashtë organizatorët e SHBA-ve teksa u renditen të dytët pas Uruguait absolut me 3 fitore.
Mirpo surprizat nuk kanë të sosur pasi edhe Meksika mbeti jashtë çerekfinaleve të Kupës së Amerikës. Te Grupi B kaluan ‘hirushja’ Venezuela (3 fitore) dhe Ekuadori.
Ndërkohë Grupi A shfaqi dhe njëherë forcën e kampionëve të botës në fuqi, Argjentinës. Albicelestet kaluan si të parë me 3 fitore duke marrë me vete edhe Kanadanë e lënë jashtë Kilin dhe Perunë.
Duelet çerekfinale të edicionit të 48-të CONMEBOL Copa America, nisin me datën 5 korrik.
Ja çiftet e prodhuara:
Argjentinë-Ekuador (03:00) 5 korrik
Venezuelë- Kanada (03:00) 6 korrik
Kolumbi- Panama (00:00) 7 korrik
Uruguai-Brazil (03:00) 7 korrik /Sportiim.al/