Orges Shehi: ‘Kukësi për dy vite europian’

Orges Shehi tekniku aktual i Kukësit në emisionin ‘FanZone’ në Supersport, foli për situatën aktuale që rrethon atë dhe skuadrën që drejton, Kukësin.

Qan momentin e ndalesës nga pandemia globale teksa beson se të punosh te Kukësi me Gjicin, nuk është aq e vështirë.

Shehi:

E vështirë të qëndrosh në izolim?
“Ditët e para janë gjithmonë të vështira, por me kalimin e kohës fillon edhe mësohesh me të qëndruarit brenda.”

Të punosh me Gjicin?
Kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë me Gjicin. Deri tani nuk e shikoj shumë të vështirë të punosh me të, pasi jam i përqendruar te ekipi.”

Më mirë trajner te Skënderbeu apo te Kukësi?
“Te Skënderbeu ndihesha si në shtëpi, isha shumë i lidhur. Lojtarët me të cilët punova vjet, i kisha pasur edhe si bashkë-lojtarë. Te Kukësi më ra fati i keq, pasi kisha vetëm 10 ditë kohë të rrija me ta nga afër.”

Kur Kukësi arrin Skënderbeun të atyre viteve?
Të arrish deri atje ku shkoi Skënderbeu duhet një punë e madhe. Duhet një skuadër kompetitive dhe të ketë koeficient më të lartë. Për dy 2-3 vite Kukësi mund të arrijë atje ku ishte Skënderbeu”.-ndër të tjera Shehi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!