Myler deri në 2023 bavarez…
Bajern Munih njoftoi në një deklaratë zyrtare se kishte arritur një marrëveshje të re me Tomas Myler deri në vitin 2023.
Bavarezi mban rekordin pasi që nga 2008-ta nuk ka lëvizur nga kampionët e Gjermanisë Kontrata e Myler, ndër ikonat e bajernit ndër vite, skadonte në 2021.
Mesfushori sulmues, sot 30-vjeç, ka koleksionuar 521 prezenca ndërsa ka shënuar 195 gola. Bajerni e ka publikuar lëvizjen e re në Twitter.
Vetë Myler pas nënshkrimit ka deklaruar: “Ne e gjetëm marrëveshjen me kënaqësi të madhe. Jam i sigurt që kur të rifillojmë të luajmë, ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë me sukses. Kjo më stimulon.
Prioriteti im ishte të rinovoja në Bajern dhe klubi kishin të njëjtën ndjenjë. Dy të tretat e karierës sime i kam kaluar në Bajern. Ky klub nuk është vetëm një punëdhënës i vjetër për mua. Është pasioni im “