Bakaj humb sezonin te Dinamo Brest
Mesfushori Elis Bakaj nuk do të jetë sot në fushë në duelin që skuadra e tij Dinamo Brest do të luajë në gjysmëfinale të kupës së Bjellorusisë.
Sipas asaj që raportohet nga Bjellorusia 32 vjeçari u diagnostikua me një këputje të ligamentit anësor kryqëzues të gjurit. “Futbollisti do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”,-thonë te Dinamo Brest.
Madje te klubi i tiranasit sqarojnë se trajtime dhe rikuperime pas dëmtimeve të tilla, zakonisht zgjasin nga 6 deri në 12 muaj.
Futbollisti u dëmtua në ndeshjen e raundit të tretë të kampionatit të Bjellorusisë me Slavian. Bakaj e la fushën në një barelë.
Mesfushori u transferua te Brest Dynamo nga Shakhtar këtë janar.