Gjasula: ‘Kombëtarja me fytyrë të re, luaj për Tiranën’

‘Gladiatori’ Klasus Gjasula, kthehet të flasë për ‘FanZonë’ në Super Sport. Mesfushori i Paderbornit dhe kombëtares kuqezi, pohoi se skuadra e tij gjermane ka nisur të srërviet në terren.

Si një djalë tirane, u shfaq mjaft i bindur se një ditë do veshë ngjyrat bardheblu. Parapelqen Dortmundin, Lacion se eviton dot…

Kishim bërë këto ditë stërvitje në video-konferencë, ndërsa sot kemi nisur stërvitjen në fushë në grupe të vogla

Babi ka qenë gjithnjë tifoz i Tiranës dhe i shikonim gjithmonë ndeshjet e tyre. Do të shikoj çfarë mundësie do të kem dhe pastaj do të vendos. Ndoshta një ditë mund të luaj. Kam lindur në Tiranë e padyshim që jam tifoz bardheblu.

E di që është vështirë të luaj për Dortmundin, që për mua është ekipi me simpatik në Gjermani. Kam ende kohë dhe nuk e di se ku do të luaj. Lazio është gjithashtu një klub i madh dhe unë nuk do të thoja jo.

Kombëtarja? Besoj se muajt e fundit, kombëtarja shqiptare ka ndryshuar fytyrën dhe stilin e ka shumë lojtarë të rinj të talentuar.

Besoj se kemi shumë mundësi për të fituar ndeshje ndaj atyre ekipeve që nuk besonim në fillim. Jemi në listë, por të tjerët nuk na shikojmë’-tha mesfushori i Paderbornit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!