Bajerni zbret në seancë, ‘tifozë rrini larg’
Bajern Mynih thyen ‘karantinën’ dhe vendos të nxjerrë lojtarët në stërvitje. Kampionët e Gjermanisë, fillojnë sot përgatitjet sipas një plani stërvitor të menduar deri në detaje.
Sipas asaj që raportohet nga vetë klubi bavarez, në seancat stërvitore do të respektohen në mënyrë strikte rregullat e distancimit fiziko-social për shkak të koronavirusit.
Njoftimi:
“Nga e hëna 6 prill, lojtarët e Bajernit do të kthehen në stërvitje në grupe të vogla. DFL kishte rekomanduar më parë ndalimin e stërvitjes deri të dielën 5 prill.
Të gjitha rregullat e higjienës do të respektohen Trajnimi do të zhvillohet të dyer të mbyllura. Ne kërkojmë nga tifozët tanë që të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe ju lutemi mos vini në terrenet e trajnimit të Bajernit“-thotë klubi i Bajernit.