Nuk ka ndalesë, Kukësi ecën me impiantin…

Në Kukës situata është disi ndryshe. Edhe pse pandemia ka mbërthyer thuajse gjithë Shqipërinë, te verilindorët punohet.

Klubi ka javë që ka izoluar futbollistët e stafet por në terren puna e nisur për ndërtimin e stadiumit të ri, vijon.

Ndonëse me ritëm të ulët, atje makineritë dhe mjetet e rënda, janë në lëvizje. Klubi pasyron në rrjete punën te impianti në ndërtim.

Njoftimi i klubit:

Punimet në stadiumin e ri të Kukësit vijojnë, megjithëse me ritme më të ngadalta. Po punohet me orare te shkurtuara dhe staf të reduktuar duke respektuar njëkohësisht edhe rregullat për sigurinë në kuadër të masave në luftën kundër COVID-19!” -njofton klubi i Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!