Halili futbollist: ‘Tirana del kampion, jam pasardhës’

‘Te blloku do të dalim kur të fitojmë titullin kampion…’

Djali i presidentit të Tiranës Grent Halili, tha sot për “Fan Zone” se ai dhe klubi Tirana janë tërësisht të shqetësuar për situatën e emrergjëncës koronavirus dhe mezi pret të nisë jeta normale.

Nga ana tjetër, sipas Halilit, klubi bardheblu, kishte vendosur që lojtarët të stërviteshin në stadiumin “Selman Stërmasi” apo në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, por…

Halili:

“Nuk duhet të demoralizohemi po të shpresojmë që kjo situatë e pazakontë që ndodhemi të mbarojë sa më shpejt që të bëjmë atë që duam më shumë dhe që bëjmë më mire.

Duke parë babain edhe si president, si tolerant e i butë, në familjen time nuk kemi frikë asnjë. Le të themi që mamanë e kam jo agresive, por jo tolerante, meqë është me origjinë nga Vlora dhe është pak gjaknxehtë. Besoj që kjo gjë edhe ka penguar në suksese më përpara, si po i arrijmë këto ditë.

Këto ditë kam qëndruar në shtëpi me familjen, brenda orareve që na ka dhënë shteti. Edhe jam stërvitur duke përfituar edhe nga kushtet që ka krijuar klubi si stadiumin e qendrën stërvitore, kemi punuar me program që na ka ofruar klubi. Pastaj edhe në shtëpi jemi stërvitur.

Unë apo Goldi presidenti i ardhshëm? Më mirë të mos e përmendim motrën se presidenti do të jem unë. Goldi është përqendruar në disa biznese të tjera të familjes…..”-ndër të tjera Grent Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!