Shehi: ‘Do kalojë…skuadra stërvitet’

Një telefonatë nga selia verilindore dhe Orges Shehi nga Spanja, u katapultua me shpejtësi si trajner i Kukësit. Ishte 1 marsi i këtij viti e më pas prezuantimi në datën 2.

Nuk ia doli të fitojë në dy takimet e para teksa tani kur në lojë janë dhe 10 sfida, Shehi shprehet se fillimisht duhet kaluar situata kaotike e koronavirusit në gjithë botën.

Skuadrën e ka udhëzuar me program të reduktuar…

Shehi për RTSH Sport ka thënë:

Ndodhemi në një situatë të vështië jo vetëm ne, por e gjithë bota. Në këto kushte qe ndodhemi nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojmë që kjo të kalojë sa më shpejt.

Për të kaluar këtë gjendje sa më shpejt duhet të zbatojnë të gjitha rregullat për të mos këputur zinxhirin e infektimit.

Sigurisht ditët e para ishin të vështira, pastaj njeriu e mbledh mendjen që do të rrijë në shtëpi dhe e organizon ditën sa mundet që kjo ditë të mos jetë e mërzitshme”

Skudra ka marrë një program të cilën e kemi dhënë kur stërvitja u ndërpre. Unë në telefonim tim kam një program që i kontrolloj të gjitha vrapimet e lojtarëve aq sa mundem.

Sigurisht nuk mund ta detyroj skuadrën të dali jashtë orar pa orar, por atëherë kur munden futbollistët bëjnë sa të munden vrapime. Sa i përket kontrollit të lojtarëve ata na i dërgojnë ato me video”.

Normalisht që më mungon futbolli pasi është pjesë e jetës sonë. Na mungon jeta, na mungon përditshmëria e shpresoj që kjo të rikthehet për vazhdimin e gjithë secilit.

Jam optmist që kjo situatë do të mbarojë, por duhet të jemi të durueshëm. Besoj se kampionati do të fillojë e thash e m lartë që është vetëm çështje kohe që kampionati të kthehet në normalitet” –tha durrsaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!