Kumbulla në humor, sportiv në karantinë

I izoluar. Për dy javë së bashku me gjithë shokët e skuadrës së Hellas Verona.

Ky është Marash Kumbulla,shqiptari që në kulmin e rritjes sportive, duhet të bëjë pa futboll e të qëndrojë sikundër e gjithë skuadra në karantinë.

Shkaku COVID-19 i cili përfshiu Sampdorian me të cilën Verona u ndesh së fundi. Djaloshi nga Malësia e Koplikut ka një zgjidhje…:

E dashura Play Station, po të mos ishe ti… nuk të kam dashur kurrë kaq shumë sa në këtë kohë.

Dhe mos harroni, me apo pa Play Station, qëndroni në shtëpi. Tani është gjëja më e rëndësishme.

Bëni atë që ju pëlqen më shumë, por bëjeni në shtëpi. Gjithçka do të shkojë mirë” -shkruan Kumbulla në ‘Instagram’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!