UEFA: Stop Champions dhe Europa League!

Vendimi, që kishte qenë në ajër për disa ditë, ka mbërritur: UEFA ka vendosur të ndalojë Champions League dhe Europa League, për të frenuar përhapjen e koronavirusit mes futbollistëve, pas rasteve të gjetura në Itali dhe, në orët e fundit, edhe në Angli.

Njoftimi zyrtar për shtyp është ende në pritje, por skuadrat e shumta të karantinuara – Juventus, Mançester Siti, Real Madrid, Çelsi, Inter – në fakt kanë detyruar drejtuesit e futbollit të pezullojnë garat dhe, rrjedhimisht, të përpiqen të ndërtojnë një kalendar të ri. Si pasojë, e menjëhershme do të jetë gjithashtu edhe shtyrja e Euro 2020-s, me të paktën dy hipoteza në tryezë: të luhet në vjeshtë ose, ka shumë të ngjarë, shtyrjen e kampionatit për në 2021.

Me pak fjalë, futbolli ndalet. Ishte një akt i rregullt dhe UEFA nuk mund t’i shpëtonte ketij vendimi. Deri sa të kuptohet gjithçka, sepse në realitet, çdo datë e caktuar sot, mund të mos jetë më e vlefshme nesër. Eshtë e qartë se problemi më i madh do të jetë përfundimi i garave të ndryshme dhe riprogramimi i kalendarëve.

Mendohet është se gjithçka do të rifillojë (pothuajse) rregullisht dhe se garat në kalendar do të përfundojnë. Për momentin, sipas asaj që ndodh, UEFA do të kufizohet në shpalljen e pezullimit të Champions dhe Europa League.

Pritet zyrtarizimi i këtij vendimi. Për të tjerat duhet të presim që pandemia e Koronavirusit të mposhtet përfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!