Juventus: “Fake News” për Dibalën…
Sulmuesi Paulo Dybala nuk është pozitiv me koronavirus. Ky është lajmi që del nga shtëpia e “Zonjës së Vjetër”, e cila përgënjeshtron kategorisht të gjitha lajmet që kanë qarkulluar në mediat ndërkombëtare orët e fundit.
Pas analizave pozitive të Daniele Ruganit, i cili është izoluar dhe vënë nën kontrollin e organeve mjekësore, sulmuesi argjentinas është në vetëkarantinim, si e gjithë pjesa tjetër e ekipit të Juventusit.