FIFA shtyn kualifikueset amerikane
FIFA ka shtyrë ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ pas një kërkese nga federata e futbollit të Amerikës Latine mes shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit.
Ndërkaq, FIFA tha në një shkresë drejtuar CONMEBOL, të cilën federata e bëri ‘tweet’, se do të kërkonte luajtjen e 10 ndeshjeve në program duke nisur nga 23 dhe 31 marsi.
Një numër i yjeve më të mirë të futbollit të Amerikës Latine luajnë për ekipe evropiane duke rezultuar boshti i kombëtareve përkatëse.
Vende që kanë parë raste të shumta të virusit dhe nëse do udhëtonin drejt Amerikës së Jugut, do të ishin përballur me karantina dy javore.