Detaje të reja, Sala, viktimë e pilotit


Një raport mbi vdekjen e futbollistit Emiliano Sala, zbuloi se as piloti dhe as avioni, nuk kishin liçencën e nevojshme për të drejtuar fluturime komerciale.

Emiliano Sala vdiq në 21 janar të vitit të kaluar, kur aeroplani në të cilin po udhëtonte nga Nantë (Francë) për në Kardif u rrëzua. Edhe trupi i pilotit, David Ibotson, nuk është gjetur kurrë.

Pak para rrëzimit fatal, në kalain e Le Manshit, Sala dërgoi mesazhe në ‘WhatsApp’ miqve, duke thënë se ai mendonte se avioni ‘Piper Malibu’ do të copëtohej.

Raporti i së premtes nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, ka zbuluar se piloti, Ibotson, ka humbur kontrollin e aeroplanit gjatë një kthesë me fluturim manual.

Kjo gjë ka të ngjarë të ketë ndodhur pasi fluturimi “nuk është kryer në përputhje me standardet e sigurisë të zbatueshme në operacione të tilla. “-thotë raporti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!