Më mirë në Kinë, sesa në Spanjë…

Skuadra kineze e Wuhanit do të kthehet në shtëpi për të shmangur infektimin e koronavirus në Spanjë

Një situatë që është pak paradoksale. Skuadra kineze Wuhan Zall, e qytetit nga ku filloi pandemia Covid-19, kur shpërtheu virusi, ishte në Spanjë për përgatitjet e fillimit të Superligës kineze. 27 lojtarët e ekipit, kishin mbërritur në aeroportin e Malagës në fund të janarit për t’i vazhduar përgatitjet e tyre në Kadiz. Kur shpërtheu epidemia, të gjithë u kontrolluan dhe askush nuk kishte simptoma virusi. Kjo edhe se lojtarët kineze ishin stërvitur larg nga Wuhani.

Bllokuar në Spanjë – Nga që autoritetet kineze e shtynë kampionatin, skuadra nga Wuhan preferoi të qëndronte në gadishullin Iberik, sepse në qytetin ku ata luajnë zakonisht ishte në karantinë. Ndërkohë, lojtarët vazhduan të stërviteshin dhe, për fat të mirë, patën një mundësi vërtet unike: të merrnin pjesë në “El Clasico”-n mes Realit dhe Barçës, të luajtur në Bernabeu, si mysafirë të madrilenëve. Por tani virusi ka mbërritur në Madrid, ndërsa në Kinë, siç raportohet situata po shkon drejt një përmirësimi të ngadaltë, por gradual.

Kthimi në shtëpi – Këtu vjen paradoksi… Siç raporton “AS”, skuadra e Wuhan Zallit do të kthehet të shtunën në vendin e saj, duke pasur parasysh përkeqësimin e shpejtë të situatës në Spanjë. Trajneri, Joze Gonzalez, shpjegon: “Problemi tani është këtu, në Kinë ai po zgjidhet praktikisht. Prandaj, është më mirë të bëjmë fluturimin për në atdhe, përpara se të arrijnë kufizimet e fluturimit nga Europa nga frika e kthimit të infeksionit”.

Dhe ironia e hidhur e çështjes nuk mund të shpëtojë: ekipi i Wuhanit për të shmangur virusin… kthehet përsëri në Kinë, më mirë sesa të qëndrojë në Spanjë. Nëse nuk do të ishte një situatë dramatike, ndoshta do të ishte paksa për të qeshur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!