Futboll në “luftë”, europa ka nerva për …top

U luajtën sot, ndeshje me stadiume plot e të boshatisura për Europa League. Në 18:55 dhe 21:00.

Rastet e takimëve pa spekatorë, erdhen si pasojë e situatës me Koronavirus, tashmë gangrenë gjithë globale.

Në Turqi, Bashaksehir fitoi në fund të takimit me Kopenhagën 1-0 ndërsa Junajtid, shpartalloi LASK në transfertë 0-5. Edhe Frankfurti dështoi në shtëpi me Bazelin 0-3.

Në mbrëmje Volfsburgu pa publik, u mund nga Shahtjori 1-2. Po me dyer të mbyllura u zhvillua edhe sfida Olimpiakos- Volves e cila u mbyll 1-1.

E vetmja gjermane qe justifikoi sot lidhet me ‘aspirinat’ e Leverkusenit të cilat fituan në Gllazgou me Rejnxhers 1-3.

Rezultate:

Rejnxhërs-Bajer Leverkusen 1-3

Volfsburg-Shahtjor 1-2

Bashakshehir-Kopenhagë 1-0

Eintraht Frankfurt-Bazel 0-3

LASK Linz-Mançester Junajtid 0-5

Olimpiakos- Volves 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!