UEFA përcakton fushat e finaleve…

UEFA ka zyrtarizuar sot në një takim në Holandë, stadiumet që do të presin disa nga finalet në vitet e ardhëshme 2022-23.

Janë përcaktuar impiantet për finalet e viteve 2022 dhe 2023 të Superkupës. Finalja e Superkupës në vitin 2022 do të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpik’ të Helsinkit në Finlandë

Ndërkohë, një vit më vonë, Superkupa e vitit 2023 sheh si vend pritës ‘Kazan Arena’ të Rusisë. Finalja e Ligës së Europës e vitit 2022 do të luhet në Hungari në ‘Pushkas Arena’ të Budapestit.

Ndërkohë, finalet e Ligës së kampionëve për femra të viteve 2022 dhe 2023 do të zhvillohen në Torino (‘Allianz Stadium’ ) të Italisë dhe në Holandë (‘PSV Stadium’).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!