Projektohet VAR-i, Duka optmist për edicionin e radhës…

Teknologjia gati të instalohet edhe në Shqipëri. Ky është projekti i radhës që Federata Shqiptare e Futbollit synon të implementojë në Kategorinë Superiore duke i dhënë fund njëherë e mirë gjykimeve me shumë të meta.

Për VAR-in dhe realizimin e këtij projekti ambicioz, FSHF ka ngritur një grup pune dhe kanë filluar seminaret dhe takimet me IFAB dhe FIFA. Seminari parë është zhvilluar të martën dhe të mërkurën, me praninë e Presidentit Armand Duka dhe Thibaud Nijsen, nga IFAB si menaxher i shërbimeve të futbollit.

Bhaveshan Morgen, nga Departamenti i Teknologjisë dhe Inovacionit në FIFA dhe Majk Bosler nga Sektori i Arbitrimit në FIFA. Prezent edhe drejtues të FSHF-së.

Duka thotë se që nga sezoni 2021-2022, do të nisë përdorimi i teknologjisë dhe kërkoj nga ekspertët e IFAB dhe FIFA ekspertizën e nevojshme për të rritur kapacitetet njerëzore. Natyrisht duke kërkuar variantin më të mirë të këtij sistemi.

“Jemi në këtë takim për sistemin VAR, pavarësisht se ka mendime të ndryshme, ky është një vendim tashmë, një vendim për tu respektuar dhe për tu zhvilluar. Si të gjithë vendet europiane dhe përtej që e kanë implementuar ne kemi vendosur ta fillojmë këtë proces.

Me përkrahjen tuaj unë uroj që të bëjmë një sistem sa më të mirë, është diçka e ndërlikuar. Unë nuk mendoj se VAR-i do të drejtojë lojën, do të jenë përsëri arbitrat, dhe kjo është shumë e rëndësishme që arbitri ta kuptojë që mbetet ai që vendos. Teknologjia dhe sistemi VAR janë për ta ndihmuar arbitrin në vendimmarrjen e tij, por jo për të vendos në fushë. Në fushën e lojës vendos vetëm arbitri.

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, e kam fjalën për pjesën tonë, në mënyrë që pas implementimit të sistemit të mos bëjmë gabime trashanike, që edhe ndodhin, kur ti nuk e përdor mirë atë informacion që të jep teknologjia. Përgatitja e kapaciteteve njerëzore është më e rëndësishme sesa dy-tri kamera apo dy-tri pajisje që vendosin vizat për pozicionin jashtë loje. Objektivi ynë është që ta fillojmë në sezonin 2021-2022.

Unë mendoj se duhet ta fillojmë me një kategori, dhe besoj se do të fillojmë me Kategorinë Superiore. Brenda një kampionati të jem me dy standarde do të jetë e vështirë, nëse e implementojnë në disa ndeshje, kështu që unë mendoj se duhet të arrijmë ta fillojmë me të gjithë kampionatin e Kategorisë Superiore në edicionin 2021-2022”.

Ndërkaq, IFAB dhe FIFA përveç rritjes së kapaciteteve njerëzore do të jetë bashkëpunuese në përzgjedhjen e sistemit më të mirë. Ata sugjeruan që të merret e gjitha koha e duhur, në mënyrë që të mos nxitohet për të arritur më të mirën. Kategoria Superiore drejt risisë…dhe drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!