Gjici: ‘Kartoni i kuq, e prishi ndeshjen’

Nuk iu ka besuar syve në fund. Bëhët fjalë për Safet Gjicin presidentin e nderit të skuadrës verilindore.
I pranishëm në ‘Air Albania Stadium’, kreu i Bashkisë Kukës, nxitoi të linte impiantin teksa Kukësi- Tirana u mbyll 1-2.
E kanë pritur me padurim mediat e shkruara dhe vizive në dalje të ‘Qemal Stafës’ (kupto ballinën e ‘Air Albania Stadium’).
I gatshëm për të rrëfyer atë që pa, Gjici tha:
“Në fillim e nisi keq Kukësi por pastaj e mori veten. Kishim mundësi ta dyfishonim rezultatin por nuk e bëmë dot, kështu që futbolli ky është, po nuk shënove të ndëshkon.
Besoj se ky rasti i kartonit të kuq e prishi lojën se loja do të përfundonte kështu besoj”,-tha presidenti i nderit te Kukësi