Testet në Barcelonë, F1 përgatit sezonin…
Të gjithë në Barcelonë në pistën e Montemelos. Pilotët e Formula1, në testet dimërore përpara se të startojnë me zyrtaren e parë të 15 marsit në Australi.
Te ‘kokëkuqja’ dje, ndryshoi plani. Me gjermanin Sebastian Fetel që sipas skuderisë nga Maranelo ‘nuk është ndier mirë’, në pistë zbriti monegazi Sharls Leklerk.
Nëse për Ferrarin ‘SF1000’ ishte francezi, te Mercedes u pa Valteri Botas teksa te Red Bull u shfaq Maks Verstapen. Antonio Xhovinazi u ul te Alfa Romeo.
Testet në Barcelonë do të zgjasin deri të premten ndërkohë që sesioni i dytë i provave sërish në Barcelonë në 26 dhe 28 shkurt.