E rrallë, një indonezian në eitën serbe
Kishte ndodhur që nga Serbia, futbollistë të caktuar të bëjnë histori në Europë, Azi e gjetkë.
Por që një futbollist nga Indonezia e largët, të vijë e të nënshkruajë në Superligën serbe, kurrë nuk kishte ngjarë. Së paku kështu raportohet nga ballkanasit.
Dhe për të thyer këtë ‘mit’, ka menduar sot FK Radnik Surdulica.
E pozicionuar në vend të 13-të (16 skuadra ka aktualisht kampionati) Radnik, ka njoftuar se ka nënshkruar me 18 vjeçarin indonezian Vitan Sulaeman.
Zyrtarët e klubit Marko Markoviç dhe Darko Gasiç prezantuan mesfushorin me fanelën me numër 88-të.
Kampionaiti serb ka luajtur deri tani 21 javë dhe kryesohet nga Zvezda me 58 pikë,11 më shumë se Partizani i vendit të dytë.