Gjyqtarët e Conmebol në Europë…
Në Nion u takuan përfaqësues nga UEFA dhe Conmebol (Konfederata e Amerikës së Jugut) në një takim pune për bashkëveprim.
Në fund, palët njoftuan nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi pas takimit që drejtuesit e dy konfederatave kishin në Nyon:
“Marrëveshja e sotme – tha Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin – është baza për një bashkëpunim më të madh, i cili do të bëhet gjithnjë e më i afërt në funksion të zhvillimit të sportit tonë në të dy kontinentet “.
Ndërkaq, marrëveshja parashikon që do të ketë shkëmbime të gjyqtarëve mes dy konfederatave dhe për këtë arsye do të ketë gjyqtarë nga Amerika e Jugut që do të drejtojnë disa ndeshje të Euro 2020 (12 qershor-12 korrik) dhe evropianë që do të gjykojnë në ndeshjet e Kupës së Amerikës.
Raste të ngjashme do të përsëriten me rastin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Copa Libertadores.
Duket se kjo lëvizje i sherben inisitaivës së Presidentit të FIFA-s Infantino i cili më herët ka bërë të ditur se verën e vitit 2021, do luhet në Kinë një mini botëror për klube teksa në garë, do jenë 24 skuadra.