Vllaznia, nuk ka çështje ‘Qardaku’

Klubi i Vllaznisë së Shkodrës del me një komunikatë për shtyp, teksa hedh poshtë aludimet mediatike se klubi shkodran, ka nisur një proces gjyqësor në institucionet përkatëse të FSHF-së lidhur me ish-futbollistin Eridon Qardaku.

Komunikata e klubit Vllaznia:

Ditën e sotme në median e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron mediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.

Sa i takon pagesës të tarifës së kompesimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla“- shkruan në komunikatën për shtyp klubi Vllaznia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!