Italia në finale, Shqipëria humbje ‘dinjitoze’

Ndeshje bamirësie veteranësh: Shqipëri – Itali 1-1 (2-3 penallti) (Bogdani 34′ / Espozito 10′)

Në ndeshjet e bamirësisë, teksa nisën në orën 18:00 në ‘Air Albania Stadium’, shorti vuri fillimisht Shqipërinë ndaj Italisë.

Italianët, me kampionë të mëdhenj në përbërje, shënuan të parët në minutën e 10-të me Espoziton.

Tare del pa u mbushur 3 minuta lojë ndërsa Foto Strakosha, pasi kreu një pritje si në kohë të arta, pësoi golin dhe iu drejtuan stolit.

Në fushë Beqaj i cili qëndroi deri në fund. kthyer te ndeshja, ajo ishte thuajse e barabartë deri në minutat e fundit (u luajt për 35 ‘). Një gol dukshëm në pozicion jashtë loje i Bogdanit një minuta nga fundi, i dërgoi skuadrat te gjuajtjet e 3 penalltive (respektive).

Në këtë pikë Italia u tregua më e skatë duke fituar 2-3. Italëanët që presin të luajnë finalen pas takimit që po luhet tani mes Turqisë dhe Greqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!