‘Shkurt’… Superiore


● Ish-trajneri i Kukësit, Bylisit e Laçit, Marselo Troisi, zgjedh të drejtojë Flamurtarin e Vlorës. ‘Aventurieri’ tentoi më herët vlonjatët por në fund vrapoi drejt Greqisë për të punuar me skuadrën e Lalysos. Rikthimi i tij në pankinen e Flamurtarit, mund të ndikojë në afrimin e disa lojtarëve amerikano-latinë…


Laçi ka konfirmuar Rapon, ndërsa Bylis, Kërçikun. Ish- lojtari i Tiranës ishte në bisedime me disa skuadra, por në fund zgjodhi skuadrën e Dovedan.


Partizani, Kukësi dhe Tirana, janë sistemuar në Antalia të Turqisë. Tri ekipet Shqiptare, do kryejnë për më shumë se 10 ditë përgatitje dhe teste miqësore me skuadra të ndryshme turke por jo vetëm.


Luftetari, zbret nesër në seancën e parë për 2020-tën. Vllaznia ka dalë në terren ndërsa të mërkurën, ka në plan të zhvendoset për në Ohër të Maqedonisë së Veriut.


● Nga ana e tyre, korçarët startuan dje duke u përgatitur në ‘Tropikal Resort’ (Durres). Po në Durrës Teuta e Martinit, ka gjetur ‘rehat’ për të punuar e qetë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!