Afron ndeshja e madhe, Lila: ‘Luajmë dhe ndërtojmë’
Të ardhurat e biletave të ndeshjes me Kupën simbolike, do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Andi Lila kreu i Sidikatas së Futbollistëve, ka përpiluar axhendën e zhillimit të miqësores mes veteranëve të Kombëtares Kuqezi dhe atyre të përzgjedhur nga Greqia, Turqia dhe Italia.
Është ai që ka marrë përsipër organizimin e kësaj ndeshje, që do të luhet në “Air Albania Stadium” në datën 10 janar.
Në zyrtaren e tij në “Instagram”, kavajasi ka postuar njoftim për çmimet e biletave dhe vendin se ku do të shiten ato.
Kështu sipas Lilës, në tribunën N, S dhe V një biletë do kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë të rinj.