Rumania pret ndjesën, Orsato mohoi racizmin…

Racizmi fenomen, i përfolur edhe gjatë takimit të 15 nëntorit në Bukuresht mes Rumanisë dhe Suedisë (0-2) për ‘Euro 2020’, ndërsa shumë media ndërkombëtare raportuan se ka patur kore të forta raciste, merr një goditje të fortë.

Janë vetë mediat rumune që pretendojnë se kanë zbuluar që gjyqtari i takimit italiani Daniele Orsato, ka shkruar në raport se nuk ka dëgjuar asnjë fjalë apo kor racist.

Ai e ka ndaluar lojën një çast me arsyen se ka dëgjuar kërkesën e Isak. “Janë prova të mëdha të një racizmi fallso.

Suedezët dhe të gjitha mediat online, duhet të na kërkojnë falje”-deklarojnë në Rumani.

Ndërkaq, trajneri Kosmin Kontra dha dorëheqjen nga kombëtarja fill pas humbjes 5-0 me Spanjën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!