Murinjo kap Totenhemin

Zhoze Murinjo merr timonin e Totenhem. Kjo ka qënë lëvizja e shpejtë e drejtuesëve të spërsave pas shkarkimit të Poçetinos dhe gjithë stafit të skuadrës.
Në fakt Murinjo kishte deklaruar në 2015-tën se kurrë nuk do drejtonte Totenhemin dhe këtë gjë, luzitani e kishte argumentuar me faktin se e bënte në respekt të tifozëve të Çelsit (asokohe trajner i bluve).
Mirpo gjërat kanë ndryshuar dhe Murinjo pas gati një viti nga shkarkimi prej Junajtid, ka pranuar ofertën teksa e mban lidhur me nënkampionët e Champions League deri në sezonin 2022-23.
Paga do jetë dy herë sa e argjentinasit, 15 milionë paund. Pritet që Zhoze Murinjo, në aventuren e re, të marrë me vete edhe stafin e tij të ngushtë me të cilët ka punuar dekadën e fundit.