Reja zbret nga ‘autobuzi’

Edi Reja fitoi përkohësisht zemrën e tifozerisë kuqezi dhe të vetë Armand Dukes por takimet e fundit me Andorrën dhe Francën, e kanë lekundur besimin te 74 vjeçari italian.

Me kontratë të përfunduar, dhe vendin e 4 në mbyllje të kualifikuesëve, Reja ka thënë se i pëlqen të jetë sërish në timon. Nga ana tjetër presidenti Duka ka nisur të mendojë ndryshe.

Madje duke hedhur mbi tavolinë kartën se : ‘ka ardhur koha për një trajner shqiptar’.

Bindja se Reja mund të mos rinovojë vjen nga prestigjiozja “Gazzetta dello Sport”. Ajo shkruan:

Reja mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm’ . Reja thotë…ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!