Skënderbeu fitore ‘arbitrare’

Kategoria Superiore, java e 12-të: Bylis -Skënderbeu 2-3
(Murataj 75’, Goxha79’ /Krasniqi(p) 45+3′, Bregu (p) 86’, Gripshi 88’)

E gjitha për moviolë. Bëhët fjalë për takimin Bylis- Skëndërbeu i Korçës përfunduar në shifrat 2-3. Vendasit e Dovedan, e nisën mirë takimin duke ju afruar ndjeshëm golit  dhe në mundësinë e parë, gabojnë nga pika e penalltisë me Hidin.

 Më pas raportet në fushë nisin të balancohen dhe skuadra e Dajës, nis të rrezikojë seriozisht. Për të ardhur në fundin e pjesës së parë teksa Bregu vjedh një penallti inekzistente të cilën e shndërron në gol Krasniqi.

Në fraksionin e dytë, janë sërish miqtë që kanë dy mundësi për të dyfishuar me Krasniqin. Më pas mallakastriotët zgjohen dhe futja e Ndrecës në lojë, i dha të tjera impulse skuadrës.

Me Murataj dhe Mëllugja në qënder të mefushës dhe lojën intensive në krah, por dhe daljet e Goxhës e Peposhit në ndihmë të sulmit, gjithçka vjen e bëhet më e vështirë për Skënderbeun.

Fillimisht në të 72-tën, Gripshi prek dukshëm një top në zonë por gjyqtari vijon lojën. Pa kaluar shumë minuta është Murataj i cili ndjek një pas të Peposhit dhe barazon shifrat.

Entuziazmi në ‘Adush Muça’ kap majat teksa Jurgen Goxha në të 79-tën, realizon një supergol me një gjysmërafishatë. Nuk ishte e thënë.

Korçarët sulen përpara dhe ai që po bënte mirë dhe kishte ndikuar në përmbysje, Ndreca, ndalon Bregun në zonë për një penallti neto.

Është vetë vlonjati që nënshkruan barazimin. Me skema taktike të ‘humbura’, të dyja skuadrat luajë për golin e fitores. Ai i buzëqeshi Gripshit dhe skuadrës së tij të Skëndërbeut.

Pasime të shkurtra mes tij dhe Oto Xhon në hyrje të zonës. Durrsaku me numër 10-të, befason Hidin duke depozituar për herë të tretë në rrjetë. Te kampi korçar ka festë, ndërsa te vendasit mallkojnë gjykimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!