Laçi fton tifozët, kërkohet fitorja…

Armand Cungu ka ngjallur kurbinasit por jo vetëm… Tri fitoret e fundit, e kanë rritur oreksin e bardhezinjëve për të ecur drejt kreut me objektivin parësor, biletën europiane.

Nuabueze me golat e tij, duket një makinë e vërtetë para porte, ndërkohë që mekanizmat në fushë kanë nisur të funksionojnë më së miri. Këtë e kanë kuptuar edhe drejtuesit.

Klubi në rrjete lajmëron axhendën duke inkurajuar e ftuar mbështetësit bardhezi të ndjekin takimin e nesërm ndaj Kukësit.

‘Radha e Kukësit! Tre fitoret radhazi do të merrnin një tjetër vlerë me një triumf ndaj Kukësit. Skuadra po kalon një moment të mirë dhe nga java në javë po gëzon tifozët tanë anembanë’-thuhet ndër të tjera në postimin e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!