Grima: Objektivi është fitorja

Pas problemëve me drejtësinë dhe lirimit nga akuzat e ngritura, Armir Grima ka marrë sërish drejtimin e Kombëtares femra.

Në prag të takimit me Skocinë, me 8 nëntor e vlefshme për eliminatoret e ‘Euro 2021’, grima ka dalë në një konferecë për shtyp.

Shqipëria e femrave, pjese e grupit E, ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin “Elbasan Aren” ora 18:10. Grima tha:

Është një vlerësim i madh për mua, që FSHF, në asnjë moment nuk e ka humbur besimin tek unë, pas gjithë atyre problemeve që kalova.

Jam i lumtur që më rikthyen në detyrë dhe do të vazhdoj punën time, aty ku e lash në drejtimin e kombëtares së femrave. Kjo periudhë e munguar ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, që nuk ia uroj askujt.

Ne e dimë kë skuadër kemi përballë, Skocia është një nga pëfaqësueset më elitare dhe detyra jonë, objektivi ynë është të marrim maksimumin e vajzave në fushën e blertë.

Ne e njohim kundërshtarin e radhës, ama njoh edhe vlerat e vajzave që drejtoj, që po të punojnë fortë, surprizojnë çdo lloj kundërshtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!