Fejnord emëron Advokat, për stolin

Dick Advokat është trajneri i ri i Fejnordit në Holandë. Në fillim të javës, pas rezultateve zhgënjyese u largua Jap Stam por krerët e klubit, kanë operuar me shpejtësi dhe kanë vendosur një trajner me eksperiencë të jashtëzakonshme në timon.

Advokat, 72 vjeç, në nivele të larta, ka drejtuar thuajse gjithë botën futbollistike.

Mjafton të përmenden vetëm kombëtaret e Holandës, Rusisë, Koresë së Jugut, Belgjikës, Serbisë, Emiratet e Bashkuara Arabe, për të kuptuar madhështinë e teknikut. Në nivel klubesh, Advokat ka një listë të pambarimtë.

Trajneri holandez, figuron trajneri i Serbisë në atë takim të ndërprerë me Shqipërinë në 2014 në Beograd pas së cilës u largua. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!