Duka merr çmimin ‘BARLETI’

Universiteti Marin Barleti, i ka akorduar sot Presidentit të FSHF-së z. Armand Duka, çmimin ‘BARLETI’.
Në fjalën e rastit Duka tha se ndjente emocione dhe se gjatë fjalës së dekanes, përpos vlerësimit, i vinin në mendje ato kohë të rinisë, teksa ulej në bankat e shkollës…
“Në fakt jam disi i emocionuar, vërtet. Sepse kur po fliste dekania filloi të më kujtohej dekani apo pedagogët e mi. Domethënë rikthehem në universitet pas shumë vitesh. Dikur në universitetin e Tiranës, për herë të fundit si një student në vitin 86, ndërsa sot rikthehem me një status tjetër dhe dëgjoj fjalë të tjera, ndryshe nga më parë.
Sepse kur isha student nuk dëgjoja kaq fjalë të mira për studentët siç foli profesor Tani, nga dekania dhe nga administratori i deleguar. Kështu që jam i emocionuar, jam i kënaqur që dëgjoj fjalë të mira.
Jam shumë i privilegjuar që marr këtë çmim për herë të parë nga Universiteti Barleti dhe besoj se pavarësisht se çmimi është për menaxhim dhe konsiderohet një çmim individual...’-Duka.
