Jap Stam, jep dorëheqjen…

Jap Stam nuk është më trajneri i Fejnordit.

Lajmi u njoftua nga klubi i Fejnordit me një deklaratë zyrtare që specifikonte se ishte zgjedhja e vetë trajnerit që vendosi të jepte dorëheqjen.

Vendimi erdhi pasi pësoi një humbje poshtëruese 4-0 në “Johan Crujf Arena” kundër Ajaksit vendas. Pas 11-të javëve, skuadra e Fejnordit, është e njëmbëdhjeta në renditje të ‘Eredivise’.

Ish- mbrojtësi gjigand i Junajtid, Milanit, Lacios, Ajaksit e PSV, sot 47 vjeç , ka që nga 2016-ta që ka nisur trajnimin.

Fillimisht me Riding në Angli dhe më pas në Holandë me Zvolle e së fundi me Fejnord.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!