Laçi thyen Teutën, Tirana mbetet në ‘klasë’…

sportiim2

Kategoria Superiore, Java e 9-të.

Laçi- Teuta 3-0 (Nuabueze 20’ pen, 29’, Xhixha 50’).

Bylis – Tirana 3-1

(Goxha 5′, Guindo 23′, Celis 69’/ Dunga 64′)

Kukësi – Luftëtari 4-1 (Et’hemi 2′, Shkurtaj 26′, 63′, Rroca 51′ / Çela 56′)

Teuta e Durrësit, kryesuaesja deri në prag sfidën me Laçin, u gjënd në vështirësi që në fillim të ndeshjes në transfertë me kurbinasit. Bardhezinjtë që prej dy javësh drejtohen nga Armando Cungu, lanë prapa të shkuarën e dobët të javëvë të para duke i bërë një mbyllje ideale fazës së parë.

Në Laç, vendasit me një sulmues race si Kirian Nuabueze por dhe të riun e dalluar Redon Xhixha, i shënuan tri herë Frashërit të Teutës. Fillimisht, Nuabueze pasi fitoi një penallti në të 20-tën, e shndërroi në gol por pas 9 minutave realizizon një gol kryevepër duke galopuar nga mesfusha dhe goditur saktë për 2-0 të pjesës së parë.

Në të dytën, Xhixha pas asistit të Tekos ( i dyti për brazilianin në këtë takim), del i vetëm përballë porierit Frashëri dhe pasi e eviton me një prekje të lehtë, e depoziton topin në rrjetë. Shifrat 3-0 për bardhezinjtë nuk ndryshuan deri në fund.

Në Ballsh, bardheblutë janë mposhtur në transfertë nga Bylis me rezultatin 3-1. Që në fillim një ish-bardheblu kalon përpara Bylisin. Jurgen Goxha shënoi në mintën e 5-të.

Bardheblutë janë totalisht në gjëndje ‘shoku’ teksa pas pak minutave e marrin vetën por një gafë e Bathës në të 23-tën, dëmton rëndë Tiranën të cilën e ndëshkon për herë të dytë Guindo.

Më pas sërish Tirana në kërkim të golit por duhej të vinte pjesa e dytë teksa pas shumë përpjekejeve e gjën golin me Dungën.

Nuk ishte e thënë. Bylis me Celis pas 4 minutave nga ai i miqëve, gjën të tretin me një gjuatje nga larg. 3-1, dhe Bylis konfirmon momentin e mirë. Tirana vijon të ecë kuturu…

Në Lushnjë, Kukësi pritës shkatërroi totalisht Luftetarin. Verilindorët e drejtuar nga Shpëtim Duro, nuk e kanë vënë në diskutim fitoren, teksa me Et’hemin në pozicion të dyshimtë, shënoi që në të 2-tën.

Më pas Shkurtaj dy herë dhe Rroca, bëhën atuorët e golave për Kukësin.

?>