Ibra, Seria A obsion rikthimi…

Ka lënë Los Anxheles dhe ka 38 vite mbi supe. Zlatan Ibrahimovië gjithnjë e më pranë rikthimit në Seria A. 

Në fjalët e suedezit, ndërsa i përmendet pista italiane, kuptohet shpejt se simpatia mbetet.

Napoli dhe Interi, kanë hedhur sytë te sulmuesi por edhe një telefonatë e Mijaloviç për të veshur fanelën e Bolonjës, nuk evitohet.

Raiola, agjenti i lojtarit, po studion pistat. Tri javë më parë drejtori i Interit Marota, e ka mbyllur telefonatën me agjentin e lojtarit më një “mirëudëgjofshim’.

Në fakt u fol se Interi me Konten nuk janë dakort që Ibra të vijë në Milano. Por është vetë klubi zikaltër që shprehet se Konte nuk i ka mbyllur portat për Zlatan.

Në atë deklaratë të Kontes ka vetëm mbrojtje të grupit të futbollistëve të tij, shprehen te klubi i Interit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!