Shqiptarë në fushë, harta deri në Australi…


Migjen Basha aktivizohet në minutën e 62-të, nuk evitohet humbja

Teuta- Flamurtari hap javën e 8-të sot në ‘Elbasan Arena’ në orën 18:00. Në kampin durrsak, janë të bindur se dhe larg shtëpisë, do mund të marrin tri pikë ndaj Flamurtarit.

Në anen tjetër, vlonjatët edhe pse pa shkëlqim në këtë fazë të garës, me Sukaj, Nika, Ribaj, Moçka, Gocaj, Pjeshka etj, nuk duhen nënvletësuar…

 Ndërkohë që Ernest Gjoka debuton në 14:30 në krye të Shkëndijës së Tetovës në një duel të ndezur ndaj Akadenija Pandev. Kuqezinjtë tetovarë, janë të destinuar ti kthehen fitores pasi distanca me kreun, që mbahet nga Vardari, është 9 pikë.

Por një tjetër shqiptar po luan këto çaste në Australi. Është ish- futbollisti i Kombëtares Migjen Basha teksa me skuadrën e re Melburn Viktori, e ka nisur nga stoli.  Pjesa e parë mes Melburn-Underes pa gola (java e 2-të). E dyta prodhoi 3 gola me miqtë që u imponuan 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!