Përcaktohen çiftet, Bylis-Laçi dueli kryesor i raundit…

Në Grupin A, figurojnë disa çifte interesante, teksa derbi Erzeni-Teuta, parë rritjen e shijakavëve, pritet të rezervojë jo pak emocione.

Sikundër edhe Vllaznia- Flamurtari. Nuk duhet harruar duleli Besëlidhja- Partizani. Për koinçidencë, skuadra lezhiane, e ka eleminuar në Kupë jo shumë larg në kohë skuadrën e kuqe..

Grupi A

Besëlidhja – Partizani

Erzeni – Teuta

Vllaznia – Flamurtari

Kastrioti – Tirana

Edhe në Grupin B janë njohur skuadrat e kualifikuara për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjet e 1/8-ave, superndeshja  Bylis- Laçi (B6-B3).

Dy ekipet e Superiores, janë takuar më herët në një finale të Kupës së Shqipërisë, teksa  në 2013-tën, diskutuan finalen e Kupës së 61-të në “Qemal Stafa” (trofeu i shkoi Laçit me golin e Çelës).

Të tjerat në këtë grup, për skuadrat e elitës, duket se do të jetë disi më e leht. Së paku në letër.

Grupi B

Lushnja – Kukësi

Besa – Skënderbeu

Bylis – Laçi

Apolonia – Luftëtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!