Kupa në të kthimit, grupet pak për të zgjidhur…

Edicioni i 68- të i Kupës së Shqipërisë, për grupet A dhe B, pritet të zbardhë sot skuadrat e turit të dytë të saj. Për 1/16, kaluan dje Partizani, Kukësi, Luftetari dhe Apolonia (në tavolinë me Kamzën).
Sot në program të tjerat:
Besa- Egnatia (1-0), Besëlidhja-Korabi (1-2), Bylis- Pogradeci (4-0), Dinamo- Erzeni (0-3), Flamurtari- Veleçiku (2-3), Laçi- Elbasani (0-0), Oriku-Lushnja (1-2), Tirana-Shënkolli (0-0),Kastrioti- Iliria (1-2), Skënderbeu- Devolli (4-1), Teuta- Tërbuni (2-0), Vllaznia- Burreli (1-0).
Të gjitha ndeshjet e kthimit, nisin në orën 14:00.