Boban, ‘Xhampaolo të fitojë tri takime’

E ndaluar për Xhampaolon dhe Milanin të gabojnë në tri takimet e radhës me Torinon, Fiorentinen, Xhenovën. Boban paralajmëron stafin teknik dhe skuadrën. Mbrëmë u përgjigj pa doreza.

Kështu, Zvonimir Boban, në dalje nga  ‘Best Fifa Football Aëard’ zhvilluar mbrëme në Milano, ka folur edhe për derbin e humbur ndaj Interit. ‘Jemi shumë të dëshpëruar pasi kemi humbur.

Por do shkojë mirë. Shpresojmë. Do të bëjmë gjithçka për të bërë lojën që iu pëlqen tifozëve dhe të gjithë ne po presim. Ashtu sikurse dhe misteri (Xhampaolo) pret.

Mirë është që reagimi të vijë sa më shpejt, në mundësinë e parë’– tha njëri nga drejtuesit aktualë të Milanit i cili i përgjigjiet edhe pyetjes lidhur me kritikat e Berluskonit.

 ‘Presidenti ka bërë shumë për Milanin dhe mund të thotë atë që dëshiron’-mbylli Boban 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!