Torino shokohet në shtëpi,e mund Leçe…

Seria A: Torino-Leçe 1-2

Pas rezultateve të drejta të javës së tretë, në Seria A, takimi që mbylli javën Torino- Leçe, dhuroi surpizën e madhe.

Skuadra e Valter Mazarit, humbi mundësinë ideale për t’u barazuar me Interin në krye të tabelës. ‘Toro’ vinte në këtë takim, pas dy fitorëve në po aq ndeshje,ndërsa sonte, skuadra e Leçes shënoi dy herë duke fituar në shifrat 1-2.

Fillimisht debutuesit  e teknikut Fabio Liverani shënuan në minutën e  35-të me Farias. Pas pushimit, vendasit shtuan ritmin dhe me sulmuesin Beloti barazuan nga 11 metra.

Penalltia u shkaktua nga Tabaneli në dulein në zonë me Zazën. E ndërsa pritej goli i përmbysjes nga Torino, vjen goditja numër dy e Leçes.

Në të 73-tën, është  Mankozu që përfiton nga një grushtim i portierit Sirigu duke depozituar në rrejtë.

Minutat në vijim nuk prodhojnë asgjë dhe Leçe merr tri pikët e para në këtë aventurë të re në Seria A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!