Titullarët e Partizanit: ‘Lerda nuk na do…’

Partizani humbi dje takimin e dytë në katër javë kampionat duke u larguar disi nga kreu i renditjes që mbahet nga Tirana me 10 pikë.

Ndaj Laçit, dje, të kuqtë bënë fare pak në pjesën e parë, ndërsa pas golit të bardhezinjëve me Lushkjen në të 61-tën, formacioni i Lerdës, nisi të ushtrojë presion por ma mundur të shkojë te goli.

Në fakt, shkëlqimi i skuadrës kampione në këtë start të edicionit të 81-të, përveç lojës jo bindëse, duket se është zbehur edhe nga marrëdhenjet e italianit Franko Lerda me lojtarë të caktuar. (Më herët Lerda ka patur polemika edhe me ndihmësit në stol).

Fillimisht Lorenc Trashi dhe më vonë  Jasir Asani, janë dy nga futbollistët që për Lerdën vlejnë jo dhe aq. “Fillimisht nuk më pëlqente por së fundi, tekniku ka krijuar besim te unë”- tha Trashi para takimit të djeshëm.

E njejta situatë edhe me lojtarin tjetër Asani. “Nuk e di se çfar po ngjet. Dukshëm nuk më ka në preferencë”,-pohoi shkupiani që edhe dje u duk i revoltuar me zëvendësimin që ju bë në pjesën e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!