Mesi, gati kontrata e përjetëshme
‘Mesi përgjithmonë’. ‘Mundo Deportivo’ kështu është hapur sot teksa e lidh magjistarin Leo Mesi përjetëisht me Barçën.
Në fakt, Mesi dhe emri i tij u lakuan së fundi për një largim eventual nga blaugranët, teksa aludohej për një bashkim të tij me Guardiolën te Siti,por sportivja e madhe, thekson se babai i jashtëtoksorit amerikano- jugor, është në bisedime me Bartomeun dhe shpejt do të nënshkruhet kontrata e përjetëshme mes palëve.
Vetë klubi, nuk ka asnjë diskutim lidhur me yllin e saj. Mesi I destinuar të mbyllë në Katalunjë.