Shqipëria e nis keq, ‘shi’ në Elbasan

Shqipëri-Finlandë 0-3 (Salstrom 10′, 38′,Kolanen 27′)

 Vioresin Sinani dhe Shqipëria e femrave e kanë nisur me humbje garën eliminatore europiane.

Në “Elbasan Arena”,kombëtarja kuqezi është mundur me rezultatin 0-3 nga Finlanda për fermra. Prezantim shumë i dobët i vajzave shqiptare pasi përgjatë gjithë lojës, asnjëherë nuk arritën të rivalizonin kundërshtarin.

Edhe pse temperaturat u ulën gjatë ndeshjes, ndërsa për shkak të shiut u shty disa minuta edhe orari zyrtar i takimit, sërish skuadra e Sinanit nuk bëri asgjë.

Për më tepër që kjo sfidë e parë, nuk lejon shumë hamendësime për të përparuar ndaj rivalëve në kalendar.

Shpejt në radhë Portugalia. Sinani pas ndeshjes, thuajse i dorëzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!